Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s.
Ai është i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në këtë konferencë.
Ai tha se vendi ynë është ndër vendet e pakta që nuk e ka rritur çmimin e energjisë elektrike dhe shtoi se do të bëhet çmos për ta mbajtur çmimin në kontroll.
Rama: Ne jemi ndër vendet e pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij samiti edhe në takimet që ka pasur në Mynih, çështja themelore ka qenë çështja e rritjes së çmimeve të energjisë që në vendet fqinje, që nga Kosova, në Greqi dhe Itali ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë dhe më pas biznesit.
Ne jemi zotuar se do të bëjmë çmos për ta mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë sepse jemi shumë të vetëdijshëm për efektin që ka edhe efektin psikologjik që sjell te familjarët dhe biznesi i vogël. Ndaj kemi bërë ndryshim thelbësor të trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë. Deri më tani ia kemi dalë, gjë që ndodh si rezultat të një sforcoje të madhe nga ana e qeverisë. Qeveritë vlerësohen nga ajo që ndodh, por sytë e vëmendshëm të ekonomisë e vlerësojnë dhe kjo është një gjë e rëndësishme për ne dhe punën tonë të përditshme gjatë kësaj. Shpresoj që të ketë qenë një inerci në një moment lajthitje sepse të dalësh sot e të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në ijët e Evropës është diçka që vetëm këtu bën vaki.