Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka prezantuar pasditen e 12 marsit paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
Por përpara se të niste prezantimin, Rama tha se, ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.
Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.
“Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë
“, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit.
Ai prerazi tha se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet.
“Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për zyrtarët, pjesën tjetër”
shpjegoi Rama,
“le ta paguajnë nga xhepi”.