Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma

0
Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell.

Në një konferencës për shtyp pas takimit me Borell të publikuar në rrjetet sociale, Rama i kërkoi BE-së të përfshijë Ballkanin Perëndimor në planin e ndihmës për situatën e krizës së krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Nëse BE ka plan për pasojat e luftës të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë siç bënë me planin e vaksinave”, tha kryeministri Rama.

Ai shtoi se BE duket të bëjë hapa konkret për mbështetjen e Korridorit 8, si një projekt jo vetëm për infrastrukturën por edhe në aspektin e sigurisë së rajonit.

Rama shprehur rezerva për vonesat në procesin e integrimit të Shqipërisë duke iu referuar pritjes për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të shënonte hapjen e negociatave për anëtarësim.

RonaTyra

Ai shtoi se shpreson që negociatat të hapen gjatë kryesimit të BE-së nga Franca.

“Të gjitha vendet janë të gatshme për BE-në, por është çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Presidenca franceze do të ishte mirë ta bënte në qershor. Ne nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të bëjmë punën që na ofrojnë me standardet e BE-së”, ka shtuar Rama.

Kryeministri shtoi se në takim u diskutua mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë dhe jo vetëm, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve.

“Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance si NATO dhe jemi evropianë krenarë. Jemi shqiptarë që shohim nga Europa të ardhmen tonë. Për këto arsye, ne jemi në këtë pozicion, që është një pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë, të mungesës së të drejtave të lirive, izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga regjimi autoritar; dhe botës që kemi sot, që mund të jetë më e mirë seç është, por është shumë më e mirë sesa bota që kishim. Qëndrimi ynë nuk është parimor në raport me një popull tjetër, por qëndrim ekzistencial, në raport me fëmijët tanë”, tha Rama.

Në anën tjetër, Borrell tha se BE ndodhet në një situatë kritike dhe foli për një paketë të katërt masash kundër Rusisë. Ai tha se në listën e sanksioneve janë përfshirë rreth 800 persona.

“Kjo është një goditje e madhe mbi bazën ekonomike ku Putini po merr bazat për pushtimin. Ky agresion është një shkelje e sovranitetit të Ukrainës por edhe e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, tha Borrell.

Zyrtari i BE e cilësoi Shqipërisë partnerin më të besueshëm pasi politikat e saj janë 100% në përputhje me BE. Borrell vlerësoi rolin e Tiranës në OKB, duke iu referuar rezolutës kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Borrell tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave dhe tha se shpresonte që kjo gjë të ndodhte gjatë presidencës franceze të BE-së.

Zyrtari i BE foli për më shumë përpjekje nga Brukseli në mënyrë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu