Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero.
Gjatë Rama ka marrë për shembull një faturë energjie të një biznesi të vogël prej 20 mijë lekësh. Ai tha se çmimi real i saj është 53 mijë lekë, por është shteti ai që e paguan diferencën mes dy shifrave në mënyrë që mos të rëndohet ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të kizës.
“Dyqani i vogël 20 mijë lekë, ndërkohë që realja është 53 mijë lekë, është dyqan shumë i vogël. I hiqet këtij personi mbi një faturë energjie me 53 mijë lekë? Ajo as nuk ka Mercedes, as Audi. Nëse merr autobusin urban për të shkuar në varreza i vihet asaj 2-fish? Është rritur nafta dhe për autobusët, por atë pjesë do e paguajmë ne.
Kësaj zonjës këtu do ia paguajmë ne edhe këtë 33 mijë lekëshin e faturës së energjisë edhe autobusin. Kësaj zonjës këtu ne do t’i japim dhe paratë në dorë 30 mijë lekëshin në dorë, që atë çmimin e rritur të produkteve të shportës të mos e ndjej ta ketë mbi të ardhurat e veta dhe mos ta ndjej. Dhe si kësaj do t’i japim edhe mbi gjysmë milioni shqiptarë, dhe asnjë prej të cilëve nuk ka Audi.”, u shpreh Rama.