Rama paralajmëron furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit

0
Rama paralajmëron furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama në takimin me furnizuesit e naftës deklaroi se brenda 24 orëve del Akti Normativ që përcakton mbikëqyrjen e këtij tregu, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant që do të ngrihet për të menaxhuar në bazë ditore tregun e naftës.

Ndërkoi kërkoi solidaritetin e tyre në këtë periudhë të vështirë, kreu i qeverisë paralajmëroi se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë asnjë tabelë ku do të shfaqet një çmim i pamiratuar nga bordi. Në rast të kundërt, ai paralajmëroi furnizuesit se do të humbasin pikën e karburantit.

Rama: I përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakfrificë, shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit përpara se të bëheshit këta që jeni sot. Të gjithë e keni nisur këtë rrugë nga hiçi. Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar. Në keto kushte, ne do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në fuqinë e administrimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant, dhe çdo ditë ju dhe përfaqësuesit e qeverisë, ministrja e Financave, ministrja e Infrasktrukturës, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju.

Nuk do të ketë në asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti, ku do të shfaqet ndonjë çmim që nuk është miratuar nga bordi, nëse dikush do ta bëjë këtë do të humbasë pikën e karburantit. Kjo është kohë lufte dhe unë kërkoj solidaritetin tuaj. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Nëse zgjat përtej tre është një histori komplet tjetër. Por, për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen që do të rezistoni, nuk do të fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shplani nga çdo mëkat

RonaTyra

.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu