Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjermani dhe është nisur drejt Berlinit në kuadër të vizitës së tij tre ditore.
Sipas axhendës së kryeministrit, ai ka mbërritur sot në Gjermani, ndërsa ditën e nesërme do të zhvillojë takimet me zyrtarët e lartë të shtetit.
Fillimisht, ai do të takojë kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey e më pas Presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Në orën 18:00, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz e më pas në orën 18:15 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
AGJENDA E VIZITËS ZYRTARE TË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA
NË GJERMANI
Berlin, 10-12 prill 2022
E diel, 10 prill
15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg
Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron
15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit
E hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë