Transportonte ilegalisht emigrantët në Shqipëri, arrestohet shtetasi pakistanez

0
Transportonte ilegalisht emigrantët në Shqipëri, arrestohet shtetasi pakistanez
Gjigandi

Një shtetas pakistanez është arrestuar këtë të diel në Shkodër, pasi u  kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

35-vjeçari me iniciale A.M. nga Sëati i Pakistanit u kap në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Janë ata të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së, njofton policia.

Ai do të hetohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu