​Rama në takim me furnizuesit e naftës: Ajo çka na kërcënon nuk është çmimi, por mungesa e produktit

0
​Rama në takim me furnizuesit e naftës: Ajo çka na kërcënon nuk është çmimi, por mungesa e produktit
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot furnizuesit e naftës për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës së çmimit të naftës. Në këtë takim ai tha ajo çka e kërcënon vendin nuk është çmimi i çmendur por mungesa e produktit.

Ai ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve.

Rama: Ajo çka na kërcënon nuk është çmimi, por mungesa e produktit

Çështja themelore që ne kemi dhe ajo që na kërcënon më shumë nuk është çmimi, qoftë dhe ky i çmendur që ishte para dy ditësh dhe që mund të rikthehet, por është mungesa e produktit. Është kollaj të thuash hajde impono, impono por nga ana tjetër gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet edhe në vendet tjera mund të sjellë në pikën që nuk ka naftë, nuk ka energji sepse sot problemi ynë kur dalim në treg për shkak të thatësirës, nuk është thjesht që çmimi është mëndur 555, ka parashikime që thonë do të shkojë në 1 mijë. Çështja është se nuk e gjen produktin. Prandaj këtu përveç pjesës së transparencës së çmimit ne nuk dot ë administrojmë me ju që të imponojmë çmime arbitrarisht sepse e dimë që kjo të çon një fjalimet të përgjithshëm e që pastaj nuk ka fare. Por do të bëjmë transparencën e çmimit në mënyrë ë përditshme që njerëzit ta shohin qartë se çdo qindarkë është aty jo për arsye të fitimit por për arsye të vazhdimit normal të punës

RonaTyra

“, tha Rama.

Rama u bëri thirrje furnizuesve që të mos përfitojnë, duke thënë se askush nga ta nuk do të mbetet pa bukë e as nuk do ta humbas atë që ka fituar.

Rama: Do të dëshiroja ta gjemë një sens patriotik, askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë

Një nga arsyet kryesore që ne kemi vizituar Princin e Kurorës në Emiratet e BASHKAURA ishte pikërisht për të kërkuar një mundësi që ishte edhe arsyeje se ministrja e Jashtme e Arabisë Saudite dhe pse ne vazhdojmë të jemi në kontakt me këto dyja vende që janë kyçe. Duke mos u zgjatur më shumë. Unë do të dëshiroja shumë që ne këtë gjë ta bëjmë bashkërisht me një sens patriotik, o sot, o kurrë. Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë, askush nga ju nuk rrezikon të humbas gjithçka që ka fituar, por gjithkush nga ju ka sot detyrimin për këtë periudhë kohë që nuk e dimë sa është, një muaj, dy muaj, apo tre se pastaj nëse zgjat përtej tre është një histori komplet tjetër për të gjithë, por për këtë periudhë kohë duhet ta ndani mendjen që do të reziston i dhe nuk do të fitoni. Dhe besoj që kjo është një mundësi e artë që të shpërlaheni komplet nga çdo mëkat që është pjesë e jetës dhe të riktheheni të fuqishëm pastaj të larë nga mëkatet dhe vazhdoni të fiton

i”, tha Rama.

Ministrja e Energjisë, në Shqipëri Belinda Balluku u kërkoi furnizuesve të naftës të kontrollojnë nëse kanë në gjendje rezervën e sigurisë së naftës, siç e parashikon ligji.

Rafineritë e naftës, sic tha ajo janë të detyruara të mbajnë rezerva sa 90 ditë konsum.

Balluku:Rafineritë e naftës janë të detyruara të mbajnë rezerva sa 90 ditë konsum

“K

ërkojmë të përmbushet detyrimi i rezervave faktike që ju keni. Rezervat faktike dalin përmes një përllogaritje që dalin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes konsumit të shitjes që ju keni bërë në vitin pararendës kështu që ministria i ka të gjitha të dhënat dhe janë të qarta dhe transparente të gjithë sasitë e rezervës së sigurisë që secili nga ju duhet të mbajë. Jeni të detyruar të mbani rezerva sigurie. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit duhet të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë sigurie shitje. Bordi që kryeministri përmendi që do ngrihet për të menaxhuar në bazë ditorë të gjithë ecurinë e tregut ët naftës do ketë detyrë që përmes instrumenteve të kontrollit që administrojmë, do nisim kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar. Kjo do të nisë duke filluar nga nesër në terren

“, tha ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu