Kampioni olimpik shpëton jetën 4 vajzave që po mbyteshin

0
Kampioni olimpik shpëton jetën 4 vajzave që po mbyteshin
Gjigandi

Patinatori australian Stiven Bradbury, fitues i medaljes së arit në Lojrat Olimpike Dimërore në Salt Lejk Siti në vitin 2012, ka kryer një gjest heroik në vendlindjen e tij.

Ai u ka shpëtuar jetën 4 vajzave të vogla, që ishin duke u larë në brigjet e detit, por që dallgët e mëdha kanë rrezikuar t’u merrnin jetën.

48-vjeçari që ndodhej në plazhin e Queensland së bashku me djalin e tij për të bërë sërf, ka vënë re vajzat e reja që ishin në vështirësi dhe menjëherë ka hyrë për t’i shpëtuar, pavarësisht dallgëve të mëdha.

Të katërta vajzat shpëtuan edhe pse njëra kaloi në krizë.

Gjithsesi, një fund i lumtur dhe vajzat deklaruan se pa ndihmën e Bradbury nuk do t’ia kishin dalë mbanë të shpëtonin nga dallgët e mëdha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu