Kryeministri Edi Rama ka uruar sot festën e 8 marsit për të gjitha gratë në Shqipëri dhe në botë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai uron çdo nënë vajzë e grua në tokë, duke i cilësuar si lulet më të bukura në botë.
Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, Rama nuk mund të mos linte pa kujtuar nënën e tij, e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë. Përmes mesazhit ai ka përcjellë dhe një dedikim prekës për nënën e tij të ndjerë, Aneta Rama.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë
.”, shkruan Rama.