Rama: Jam shumë i lumtur për reshjet e shiut

0
Gjigandi

Gjatë takimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur për reshjet e shiut që kanë “pushtuar” sot vendin tonë, pasi kjo sipas tij do të thotë se qeveria do të vazhdojë të mbrojë çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Gjatë fjalës së tij me operatorët turistikë nga Italia, kryeministri tha se pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur çmimin, Shqipëria varet nga kushtet atmosferike, pra sasia e shiut që mund të bjerë në vendin tonë.

“Më vjen keq që për vizitën tuaj të parë nuk mund t’ju prisnim me diell. Sidoqoftë ne jemi të lumtur, sepse kemi nevojë për shi. Kemi 100% energji e rinovueshme, por 100% jemi vartës nga humori i djalit atje. Nëse nuk qan ai sa duhet, do qajmë ne. Basti ynë është të mos të hedhim asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos dhe bizneset e vogla”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu