Rama ikën nga Kuvendi/ “Nuk përmbahet” Berisha: Bastard! Ke frikë sa herë flas unë…

0
Gjigandi

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar një bastard Edi Ramën këtë të enjte në Kuvend, pasi sipas tij ai ka krijuar borde komuniste.

Berisha tha se Rama ia mbath saherë ai flet, si dhe bën heroizma me energjinë kur në fakt vendi ynë nuk prodhon fare naftë.

“Sot një bastard një bllokmen e konfirmoi këtu krenarisht që me bordet komuniste kanë gjetur shpëtim qytetarët shqiptarë. Këto borde janë shushunja që boshatisin xhepat dhe po fusin në depresion me cmime stratosferike në mënytë të pamëshirë për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkun. Ai ia ka mbathur nuk rri dot këtu. Ai që ia mbathi tha këtu se po bën heroizëm me energjinë. Vendi ynë nuk prodhon fare naftë, kurse nafta këtu është me çmimet më të larta në europë dhe në botë. Ky sa fol unë ja mbath, nuk pyet për rregulloren dhe do t’ia them në sy, shesh në shesh, rrugë në rrugë sepse gjithë Shqipëria do të ngrihet në këmbë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu