“Rama e ka presidentin në xhep”- Negociatori i caktuar nga Komisioni i Rithemelimit ironizon Alib…

0
“Rama e ka presidentin në xhep”- Negociatori i caktuar nga Komisioni i Rithemelimit ironizon Alib…
Gjigandi

Ditën e nesërme do të zhvillohen negociatat mes mazhorancës dhe opozitës së Enkelejd Alibeajt për Presidentin e ri, por duket se kjo nuk pranohet nga negociatori që është caktuar nga Komisioni i Rithemelimit, Luçiano Boçi.

Me anë të një postimi në Faceboo, Boçi me ironi thotë se “Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën”.

Sipas tij, Rama e ka në xhep Presidentin, ndërsa deklaron se Balla dhe Alibeaj bashkë do të shpikin formulën antikushtetuese, jashtë negociatave politike.

“Do e shpallin nesër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të  interesave. Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!? Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme,  por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin”,

shkruan nder te tjera Boci.

RonaTyra

Reagimi i Luciano Bocit

“Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën.

Do e shpallin nesër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të  interesave.

Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!?

Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme,  por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin.

Për ata, në fund të fundit, me kompetencat që e kanë katandisur, ai nuk ka pikë rëndësie.

I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën.

I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën.

Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.

Dhe në fund kjo formulë pritet të pjellë Presidentin.

Domethënë janë bashkë dhe e vetmja gjë që i ndan është se Balla ka mandatimin e Asamblesë e Grupit Parlamentar të PS, ndërsa Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës.

Përsëri diferenca nuk është aq e madhe!

Pothuaj sa emri që ka në xhep Rama për President!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu