Rama: Do të tërheq padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt

0
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se do të tërheqë padinë ndaj Ramush Haradinajt.

Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht vetë Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë.
“Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerët, për të shkuar për ta vizituar në shtëpinë apo selinë e tij, ku të dëshironte dhe si paditës që shkon te i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do doja të diskutoja edhe me atë për këtë çështje që është shumë më e madhe se ne, sepse implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën në të ardhmen dhe e kam njoftuar që s’do bëj komunikime me mediat të vazhdueshme te çdo derë, do bëj një konferencë në fund ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua por është shumë më e madhe ajo që sot duhet t’i bashkojë të gjithë, se di çfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Për më tepër me shpifje pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha”, u shpreh Rama.
Sa i takon çështjes së shpifjeve, kryeministri deklaroi:
“Shpifja është akt i ulët, është bërë kaq normale, aq më tepër në një botë si kjo e jona.Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme. Dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t’ia lë një rrufe fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në Google dhe të shkruajë Edi Rama, im atë. Dhe ku do të lexojë një monstër dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe.”
  “Akuzat për shkëmbim territoresh/ Rama padit në gjykatën e Prishtinës, Ramush Haradinajn”
Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Kushtrim Palushi, avokati i kryeministrit të Shqipërisë

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu