Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç nuk pranon t’i bashkohet fotos së përbashkët në Ministerialin e Tiranës

0
Gjigandi

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic refuzon foton familjare në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit, takim që po mbahet në Tiranë.

Pak pas nisjes së Ministerialit, pala gjermane ka kërkuar takim bileteral me delegacionin serb të kryesuar nga Ministri i Jashtëm Ivica Dacic.

Takimi është ndërprerë për pak minuta në mënyrë që dy ministrat e Jashtëm t’i bashkoheshin fotos familjare të Ministerialit me të gjithë të pranishmit.

Mirëpo nëse Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, iu bashkua fotos zyrtare të Ministerialit, Ivica Dacic nuk e bëri një gjë të tillë. Ai qendroi në pritje që të rikthehej homologia gjermane Baerbock në takimin bilateral.

RonaTyra

Kryediplomatja gjermane menjeherë pas realizimit të fotos familjare është rikthyer në takimin bilateral me Ivica Dacic, takim i cili ka vijuar edhe gjatë kohës që delegacionet e tjera nisën sesionin e dytë te Ministerialit.

Takimi bilateral Gjermani-Serbi në këtë Ministerial erdhi fill pas deklaratave në nisje të sesionit të parë nga kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock se konflikti Kosovë-Serbi është potencial kërcenimi për Procesin e Berlinit.

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu