Dita e Diasporës, Rama: Amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët, kemi arsye për ta finalizuar

0
Gjigandi

Ditën e sotme, në Ditën Kombëtare të Diasporës u zhvillua mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se marrëdhënia mes Diasporës dhe vendit amë është një marrëdhënie dinamike me probleme që asnjëherë nuk shterojnë sepse kohët ndryshojnë dhe interesat e lidhjet mes vendit amë dhe gjithë bijve të vet të shpërndarë nëpër botë marrin trajta të ndryshme në funksion të kohës.

“Gjeneratat përballen me sfida të ndryshme dhe ne jemi dëshmitarë që bota transformohet me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe që na sfidon të adaptohemi. Kontributi i të ikurve në emigracion nga këto 3 dekada vazhdon të jetë konstant në ekonominë tonë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal te amnistia fiskale dhe nevoja për të garantuar formalizimin e të ardhurave të emigrantëve.

RonaTyra

“Amnistia fiskale do të garantojë formalizimin e të gjitha të ardhurave nga puna të shqiptarëve në Diasporë. Ekonomia informale nuk është një territor vetëm i vendeve në zhvillim si Shqipëria, por është një zonë që ekziston edhe në vendet e zhvilluara. Puna në të zezë, pagesat në Cash për punë të paregjistruara janë një konstante edhe në vendet e zhvilluara. Kemi arsye dhe raste për ta bërë më në fund këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh”, tha ai.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu