Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS gjatë mbledhjes së Asamblesë kishte një kërkesë të veçantë për deputetët socialist.
Ai tha që të gjithë duhet të jenë të angazhuar ditën e shtunë gjatë Kongresit për të shprehur dhe mendimet e tyre kritike për të parë se çfarë nuk funksionon.
“Shpresoj të kësaj fjalë të shkurtër unë do ju kërkoja të gjithë deputeteve të PS atë që ju kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuese të paneleve, gjë për të cilën e gjithë kryesia ka pasur të njëjtën frymë, që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së Kongresit qoftë në panelet sipas zonës së përfaqësimit, sipas pozicionit të tyre, në pushtetin vendor, apo në segmente të tjera të shoqërisë në mënyrë që Kongresi mos jetë vetëm një paraqitje informuese, apo e marrjes me zë të lartë e disa angazhimeve, por Kongresi të ketë brenda shpirtin kritik, në mënyrë që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve”,
tha Rama.