Qytetarët nga Kosova dyfishojnë prenotimet për pushime në Shqipëri

0
Qytetarët nga Kosova dyfishojnë prenotimet për pushime në Shqipëri
Gjigandi

Saranda tashmë është një nga destinacionet më të pëlqyera të qytetarëve kosovarë në rivierën shqiptare, sidomos nga rinia.

E pikërisht Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësues biznesesh prezantuan ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, duke i falënderuar pushuesit kosovarë që e mbajtën gjallë turizmin e Sarandës edhe në kohë COVID-i, i ftoi ata të pushojnë në Sarandë.

“Në momentet më të vështira që Saranda dhe gjithë turizmi shqiptar kaloi në pandemi ishin ata që i dhanë frymëmarrje këtij turizmi”, tha Gurma.

Ai tregoi se qyteti është gati për të mirëpritur sezonin e ri turistik.

RonaTyra

“Është shumë i rëndësishëm angazhimi maksimal i bizneseve dhe strukturave të pushtetit lokal, në mënyrë që oferta turistike të jetë e përmirësuar kryesisht në cilësi, por edhe e zgjatur në kohë”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës.

Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në Kosovë, kërkuan nga qytetarët e Sarandës që të shkëmbejnë eksperiencat duke vizituar Kosovën.

Që Saranda po bëhet atraktive për pushuesit nga Kosova e thotë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishja, njëkohësisht pronar i një agjencie turistike.

“Saranda është një prej destinacioneve më të kërkuara, sidomos nga rinia. Kërkesat janë të mëdha dhe pritet një rritje me 20-30 % e kërkesës së shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet në Sarandë”, tregon Kurtishja.

Përveç pushuesve sezonalë, Saranda është bërë edhe shtëpia e dytë për shumë kosovarë të cilët kanë vendosur të blejnë prona për të jetuar buzë detit. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu