Qindra qytetarë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.
Ashtu si katër ditë më parë, qytetarët kanë bërë thirrje politikanëve të mos e ngjyrosin këtë protestë me flamujt e partive të tyre, pasi kjo është një protestë për qytetarët.
“Nuk iu duam në protestë”
Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të lirohen qytetarët të cilët janë arrestuar në protestat e ditëve të kaluara.