Qeveria shqiptare miraton fond shtesë për sportin

0
Qeveria shqiptare miraton fond shtesë për sportin
Gjigandi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave miratimin e një fondi shtesë për 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë.

“Sot morëm një vendim të rëndësishëm edhe për sportin. Përmes një mbështetje financiare prej 160 mln lekë të reja për fedaratat sportive dhe sportistët elitarë. Do garantohet mbështetja për federatat sportive.

Buxheti i mëparshëm ishte i pamjaftueshëm. Me këtë shtesë do të jetë e mundur dhe do shmanget rreziku që Shqipëria të mos përfaqësohet apo të gjobitet në eventet ndërkombëtare.

Sot sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE. Sportistët shqiptarë kanë sjellë medalje dhe përmes kësaj shtese do të mundësojnë që nga nesër të shpërblejmë këta sportistë

“, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu