Qeveria miraton vendimin për indeksimin me 3.3% të pensionëve, kush përfiton?

0
Qeveria miraton vendimin për indeksimin me 3.3% të pensionëve, kush përfiton?
Gjigandi

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve me 3.3%.

Pas mbledhjes se qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se idenksimi me 3.3% e pensioneve është për të gjitha kateforitë e  pensioneve.

Fjala e Ibrahimaj:

Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndiha të posacme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës . Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet.

Ne këtë vit morëm një vendim ndryshe nisur nga rritja e cmimeve, vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë rritje me 3.3%”.

RonaTyra

Sipas ministres Ibrahimaj, “janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së cmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu