Takimi i vendeve të Unionit në qershor duket se është afati i fundit që Shqipëria do të presë për të vendosur për ndarjen nga Maqedonia në procesin e integrimit.
Kryeministri Rama në konferencën me komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, tha se do të presin me durim deri atëherë për të mos penguar dhe negociatat e BE me Bullgarinë për të hequr bllokadëqn ndaj Maqedonisë.
Rama: Fokusi është për të bindur Bullgarinë dhe për të pasur të dyja ju kërkoni një deklaratë këtu që të prishet fare puna që po bëhet me Bullgarinë. Kjo nuk mund të ndodhë këtu. Ne duhet të bëjmë çmos që në qershor të kemi të dyja PO-të, ne tonën, Maqedonia e Veriut të sajën.
Natyrisht që mund të dukej më e lehtë që Shqipëria të fillonte me kohë dhe të thoshte ç’punë kemi ne me Bullgarinë por ne jemi vende që kemi rëndësi relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë kështu që duhet të kuptojmë dhe pjesën tjetër.
Nuk mund ti biem këmbës o kështu si themi ne, o tani o rashë e vdiqa sado të drejtë të kemi sepse përndryshe na mbyllin në banjo siç ndodh me fëmijët që i bien këmbës nëpër filma.
Ne duhet të jemi të durueshëm dhe duhet të kërkojmë atë që na takon por duhet kuptuar që për të marrë atë që na takon e marrim vetëm bashkë me partnerët tanë. Nuk e marrim dot me forcë. Për momentin ne respektojmë ekzigjencat e partnerëve për ta çuar këtë proces deri në fund të qershorit me dy vendet.
Pasi edhe në këtë rast mund të mos funksionojë atëherë ne do të ndryshojmë kursin dhe procesin se nuk mund të presim pafundësisht Bullgarinë.
Mesiguri do kemi më shumë mirëkuptim më pas se ndërkohë që ne nuk jemi bërë pengesë që këta ti kenë bërë të gjithë provat e tyre. Kështu funksionon.
Një tango dhe nuk e kërcen dot vetëm, imagjino të hedhësh valle me 27 veta të tjerë. Duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit atje.