Sportistët treguan guximin në kohërat më të rënda përkatësisht në vitet e 90-ta. Gjeneratës së Republikës i takon edhe Qerim Shaqiri.
Ai në vitet e 90-ta ka qenë futbollist dhe ka kontribuar shumë me mijëra sportistë të tjerë për ta mbajtur gjallë sportin.
Shaqiri nuk u ndal në asnjë moment dhe as që u tremb nga kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb.
Qerimi sot është krenar për kontributin që dha në kohërat më të vështira me një armatë sportistësh dhe që iu kundërvu regjimit serb.
Qerimi ndihet i lumtur për brezin që ka Kosova qoftë të futbollisteve dhe futbollistëve dhe që po e bëjnë krenarë me sukseset që po arrijnë në rrafshin ndërkombëtar.