Qëndrimi i Lulzim Bashës para deputetëve: Përgjegjësinë kryesore do ta mbajë unë

0
Qëndrimi i Lulzim Bashës para deputetëve: Përgjegjësinë kryesore do ta mbajë unë
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së, që po mbahej paralelisht me protestën e qytetarëve, ka deklaruar se ai është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit.

Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.

“Gatishmërinë time si kryetar i PD për të ndërmarrë çdo hap që i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme te kuptojmë situatën dhe te ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokrateve jo interesave personale as te miat, as të Sali Berishe, as të askujt tjetër.

Të gjithë demokrateve, t’i shërbeje në një mënyrë të tillë që t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë.

Të kapërcejmë vetveten, duke e nisur nga unë i pari, te gjejmë një zgjidhje, te rikuperojmë gjithçka, përfshire edhe disa nga hapa të hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund të kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë”, ka thënë Basha.

RonaTyra

Kurse nënkryetari i kësaj partie, Enkeled Alibeaj tha se historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët, duke deklaruar që mbani kosto personale në lidhje me vendimmarrjen.

“Është hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mire, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merri si të doni, emocionale, personale.

Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, tha Alibeaj. /tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu