Qëlloi për vdekje amerikanin me ngjyrë, 11 akuza për oficerin e policisë

0
Gjigandi

Një oficer policie i cili qëlloi për vdekje një amerikan me ngjyrë do të akuzohet për sulm dhe vrasje. Oficeri Garrett Rolfe qëlloi nga pas shpine amerikanin me ngjyrë Rayshard Brooks.

Zyrtarët thanë se Garrett Rolfe, i cili tashmë është pushuar nga puna do të përballet me 11 akuza që lidhen me vdekjen e e Rayshard Brooks. Oficeri tjetër që ishte në vendngjarje, Devin Brosnan, planifikon të dëshmojë si dëshmitar në këtë rast, shkruan BBC.
Kjo ngjarje ndodh kur në SHBA kanë shpërthyer protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd. Ligjvënësit në Uashington aktualisht po debatojnë për reformën e policisë në SHBA.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu