Qeli: Arbëria e meriton elitën 

0
Gjigandi

Skuadra e Arbërisë nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, pretendon të futet në elitën e futbollit të Kosovës. Arbëria renditet në vend të dytë me 36 pikë pas 20 jave në ligën e parë apo ka 4 me pak se lideri Besa dhe pesë në shumë se Liria dhe Istogu.
Mesfushori defensivë i Arbërisë, Kujtim Qeli, tha se shpresojnë se do të vazhdojë kampionati. 

“Shpresojmë që ta fillojmë sa më parë kampionatin dhe të ndjekim ëndrrën e gjithë skuadrës, inkuadrimin në Superligë. 
Arbëria e meriton elitën, pasi që plotëson të gjitha kushtet e mundshme për të qene pjesë e saj”, tha Qeli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A po stërviteni individualisht dhe a iu mungon futbolli?

“Nganjëherë siç thuhet në popull: Çdo e keqe e ka një të mirë, kjo sëmundje na mësoi se sa shumë e duam futbollin dhe se nuk mund të rrihet pa te, fal trajnerëve kemi stërvitur individualisht planprogramin që na u ka dhënë”, përfundoi Qeli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu