Rinis La Liga, derbi i takon Sevillës

0
Gjigandi

Ka rinisur sezoni 2019/20 në La Liga.

Gjithçka rinisi me ndeshjen Sevilla – Real Betis, që u zhvillua në stadiumin “Sanchez Pizjuan”.

Vendasit fituan në fund me rezultat të pastër 2-0, për ta nisur me fitore sezonin e mbetur në gjysmë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lucas Ocampos nga penalltia në minutën e 56’ dhe Fernando në atë të 62’, shënuan për fitoren e skuadrës së Julien Lopetegui.

Pas kësaj fitore, Sevilla ka bërë të sajën edhe më shumë pozitën e tretë, me 50 pikë të grumbulluara, derisa Betisi mbetet në pozitën e 12 me 33 pikë.

RonaTyra

Barcelona do ta nisë sezonin aty ku e la në mars të shtunën kundër Mallorcës, derisa Real Madridi të dielën kundër Eibarit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu