Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion për kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës.
Në përmbyllje të aksionit, policia ka publikuar sot pamjet e arrestimit të një 23-vjeçari, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
23-vjeçari qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete.
Gjatë kontrollit të policisë është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar tip “Benz”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
/abc24.al/