Qarkullonte i armatosur dhe me automjet të blinduar, arrestohet 23-vjecari në Lezhë

0
Qarkullonte i armatosur dhe me automjet të blinduar, arrestohet 23-vjecari në Lezhë
Gjigandi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion për kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Në përmbyllje të aksionit, policia ka publikuar sot pamjet e arrestimit të një 23-vjeçari, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

23-vjeçari qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të policisë është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar tip “Benz”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu