Kategoria Superiore e pastër nga Koronavirusi. I vetmi futbollist i rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë para rikthimit të kampionatit, Eridon Qardaku, tashmë është shëruar plotësisht.
Klubi i Bylisit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare lajmëron se lojtari do të vijojë përgatitjet me grupin, për të dhënë kontributin e tij gjatë pjesës së fundit të sezonit.
“Lojtari ynë, Eridon Qardaku, ka kryer sot tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ.
Në fakt, pritej pasi edhe përgjigjja pas tamponit të parë ka qenë negativ. Rikthimi i tij me grupin sigurisht që forcon organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhës”.