Një aksident i fortë ka ndodhur para pak minutash në aksin Librazhd – Qafë Thanë, tek Kthesa e gomave. Për pasojë, një grua 82 vjeçe ka humbur jetën dhe dy gra të tjera janë plagosur lehtë.
Policia tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës. “Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”