Për herë të parë ne vendin tonë, mbi 200 alpinist profesionist nga federatat e Shqipërisë, Kosoves, Malit të Zi dhe Maqedonisë se Veriut, u bashkuan për të promovuar një zonë turistike. Për këtë përzgjodhën Pukën dhe Malin e Munelles.
Ngjitja në lartësinë deri në 2000 meter bëri së bashku alpinistin me të ri të Shqipërise dhe me të moshuarin e Kosovës. Leomirin 10 vjeçar dhe Islamin 73.
Po çfarë këshillash japin profesionistet per të huajt që i ngjiten maleve tona ?
Rrugës, alpinistet u ndalen per të përkujtuar edhe specialistin e turizmit, Ndoc Mulaj i cili humbi jetën pak muaj me parë aksidentalisht teksa po kthehej pas një reportazhi të zhvilluar me koleget e Top Medias.
Me alpet e bukura të cilët ende kanë dëborë, ajrin e pastër dhe qetësinë që të ofron qyteti por edhe ushqimet e veçanta të zonës, Puka mbetet një destinacion turistik për tu vizituar këtë vere. Për nga Maja e Munelles 1996 meter mbi nivelin e detit, Klodian Zhivani.