Mbrëmë (e martë) është raportuar se këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është liruar nga paraburgimi.
Kështu ka bërë të ditur avokati, Saimir Visha, i cili tha se janë pushuar të gjitha akuza ndaj saj dhe se e gjitha ishte një keqkuptim.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, ka deklaruar Visha.
Foto: Arkiva
Ndërkohë, ai gjithashtu ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Elsa Lilën, sipër të cilës ka shkruar: Qesh mirë kush qesh i fundit!”.
Kujtojmë që Lila ishte në mesin e 13 të arrestuarve të 16 marsit, nën dyshimin se këngëtarja shqiptare menaxhonte llogaritë e një grupi për trafikim droge.
Tutje sipas mediave në Itali u tha se ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. /
abc24.al/