Paris Saint-Germain i ka bërë ofertën e parë 60 milion Euro Lazios për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, sipas raportimeve në Francë.
Interesimi i tyre për reprezetuesin e Serbisë nuk është sekret dhe ka shkuar për disa vite, së bashku me Juventus, Inter dhe Manchester United.
Biancocelesti deri më tani i kanë rezistuar të gjitha propozimeve për mesfushorin e tyre, por le10sport.com pretendojnë se PSG po provon përsëri me një ofertë të re prej 60 milion €.
Ka të ngjarë të hidhet poshtë, posaçërisht pasi Lazio është në prag të kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe ende në garën për titullin e Serisë A.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito më parë u tërhoq duke refuzuar 100 milion € për Milinkovic-Savic, por pandemia e koronavirus dhe bllokimi pasues do të ketë ndikuar në tregun global të transferimeve.