PSG po mendon një emër surprizë për stolin. Thomas Tuchel mund të mbyllë aventurën e tij me skuadrën franceze pas mbarimit të këtij sezoni.
Emri i radhës që pritet të zëvendësojë gjermanin ë krye të stolit është Marcelo Gallardo.
Trajneri i River Plate ka bërë mjaft mirë me klubin argjentinas, pasi ka fituar dy kupa Libertadores dhe ka arritur suksese të tjera.
Koha e tij në klub duket se po vjen drejt fundit dhe me shumë mundësi do të kalojë në Europë.
Ekipi francez po mendon për teknikun Marcello Gallardos.
Ky i fundit duket mjaft i aftë dhe ambicioz, prandaj ekipi francez kërkon që ta provojë në krye të skuadrës. Drejtori Leonardo po punon që të afrojë teknikun.