Pse Rangnick refuzoi të shkojë te Milani?

0
Gjigandi

Duke parë rezultatet e mira që Stefano Pioli po arrinte te Milani kohët e fundit, klubi kuqezi mendoi që ta mbante trajnerin në detyrë (zyrtare rinovimi i kontratës). Gjithashtu, Milani nuk donte të hiqte dorë edhe nga trajneri gjerman Ralf Rangnick, duke shpresuar që t’i kishte të dy në dispozicion sezonin e ri.

Qëllimi i Milanit ishte që Rangnick të kryente rolin e drejtorit teknik te kuqezinjtë dhe Pioli atë të trajnerit, por trajneri gjerman refuzoi. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, mësohet se Rangnick ka refuzuar të bëjë vetëm detyrën e trajnerit teknik, pasi ai synonte të kryente një rol të dyfishtë. Pra, të kryente edhe rolin e trajnerit përpos atij të drejtorit sportiv.

Për këtë arsye, Rangnick refuzoi të shkojë te Milani për të qenë vetëm drejtor sportiv dhe nuk u arrit një marrëveshje. Edhe pse kuqezinjtë tentuan ta sjellin, trajneri gjerman nuk pranoi. Duket se “dy gjela në një kotec” është shumë, sidomos kur bëhet fjalë për një klub të madh si Milani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu