Dhimbja e kyçeve është një problem shumë i zakonshëm dhe mund t’i ndodhë të gjithëve. Kjo lloj dhimbje mund të jetë akute ose kronike, e lehtë ose e rëndë duke e bërë të vështirë lëvizjen dhe ecjen.
Ja disa nga arsyet e dhimbjes që duhet të dini:
Plakja: Disa dhimbje të kyçeve janë prej plakjes, nyjet bëhen më të dobëta dhe më të prekshme nga dëmtimet. Michael B. Gerhardt, specialist i mjekësisë sportive dhe kirurg ortopedik shprehet se: “Dhimbja e nyjeve është jashtëzakonisht e zakonshme kur plakeni”.
Një lëndim i vjetër shkakton sërish probleme: Nëse keni patur një lëndim më përpara, qoftë i trajtuar apo i patrajtuar, mund të rrisë rrezikun e dhimbjes së nyjeve më vonë, thotë Dr. Gasbarro. Problemet si çrregullime të tendinës apo frakturë e kockave mund të çojë në inflamacion me kalimin e kohës.
Artritit reumatoid (RA): RA është një çrregullim autoimun, dhe në vecanti prek gratë. Nga 1.3 milion njerëz që e kanë, 75% janë gra. Orrin Troum, reumatolog në Santa Monica, Kaliforni shpjegon i shqetësuar se ka parë shumë nëna të reja me duar të inflamuar teksa ato përpiqen të kujdesen për foshnjet e tyre. Nyjet e fryrë, lodhje, ethe dhe ndjenja e ngurtësisë janë simptoma klasike RA. Megjithëse jo të gjitha këto shkaqe të dhimbjes së nyjeve mund të shërohen, ato mund të trajtohen. Disa do të kërkojnë antibiotikë. Të tjerët mund të përmirësohen vetë me kalimin e kohës.
Artriti infektiv (septik): Artirit septik është infeksioni i një ose më shumë nyjeve nga mikroorganizmat. Artriti septik mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale, virale, ose mykotike. Më të predispozuar janë njerëzit që vuajnë nga diabeti, sëmundje reumatizmale, çrregullime immune. Simptomat janë ënjtje, dhimbje të forta, ethe dhe dridhje. Nëse nuk trajtohet, artriti septik mund të çojë në infektim të përgjithshëm të trupit.
Sëmundja Lyme: Shenja treguese e sëmundjes Lyme është një skuqje që shfaqet shpesh në lëkurë. Një simptomë tjetër shumë e zakonshme që shoqërohet me sëmundjen Lyme është dhimbja në nyje. Nëse sëmundja Lyme nuk trajtohet menjëherë, ajo mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar simptoma kronike të tilla si ethe ose dhimbje.