Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se zyrtarë të lartë kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes “Kalabria”, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar duke i siguruar qytetarët e lagjes “Kalabria se këtë çështje janë duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet.
“Zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar hollësisht për shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën”,
ka shkruar Aliu.
“I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet”,
shtoi ai.
“Për më shumë, shqetësimet e tyre do ti trajtojmë bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale, për shkak se ligjshmëria e vendimeve komunale trajtohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”.