Qyteti amerikan Chicago ka parë fundjavën që shkoi ditën më të dhunshme në 60 vjetët e fundit teksa gjatë 24 orëve të protestave më 31 maj, janë vrarë 18 njerëz.
Dhuna erdhi pasi protestat e George Floyd në Minneapolis shkaktuan trazira dhe grabitje edhe në atë që njihet si Qyteti i Erës.
Gjatë fundjavës së shkuar 85 njerëz u qëlluan me armë në Chicago dhe 24 prej tyre vdiqën. Shumica e viktimave ishin afro-amerikanë.
Mes të vrarëve e të plagosurve kishte studentë, prindër apo punonjës të moshës së mesme, njoftonte e përditshmja lokale Chicago Sun-Times.
“Nuk kishim parë kurrë diçka të tillë,” tha kryeredaktori Max Kapustin, duke theksuar se të dhënat janë mbajtur prej vitit 1961.
Kapustin shtoi se protestat për vdekjen e Floyd më 25 maj në dorë të policisë kanë marrë të gjitha burimet e forcave të rendit.
“Kur policia duhet të përqendrohet diku tjetër vjen një vakum i gjerë pushteti dhe për fat të keq shohim pamje si ato që pamë fundjavën e shkuar, një kasaphanë, njerëz të vrarë e të plagosur”, shton ai.
Dita e dytë më e përgjakshme në historinë e qytetit ishte 4 gushti 1991, kur ishin vrarë 13 njerëz, sipas të dhënave.
Burimi: top-channel.tv