Protesta para kryeministrisë, Rama takohet me fermerët

0
Protesta para kryeministrisë, Rama takohet me fermerët
Gjigandi

Teksa protestuesit kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, numri një i qeverisë Edi Rama ka nisur takimin me disa fermerë për paketën e rezistencës sociale.

Rama u shpreh se mund të shkohet shumë larg vetëm duke bashkuar forcat. Ai u shopreh se të ndarë në prodhim por të bashkuar në shitje është sekreti i suksesit.

“Mediat në të shumtën e herës prirëen për të dhënë lajme të këqija. Bujqësia jonë sot nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh. Ajo ka problemet e veta. Patjetër që në sektorin e bujqësisë kemi ende një sfidë të madhe të hapur që është sfida e mentalitetit që në shumë zona na pengon të shkojmë përpara.

Në zona të tjera ka ndryshuar. Mund të shkohet larg vetëm duke bashkuar forcat. Secili ka tokën e vet por të gjithë së bashku koordinojmë forcat për atë që do mbjellin dhe shesin së bashku. Të ndarë në prodhim por të bashkuar në shitje është sekreti i suksesit në ato zona ku kemi prodhim intensive.

Aty ku kemi shumë ndarje ndeshemi edhe me fenomenin e hedhjes fare të prodhimit. Janë sasi të vogla dhe bëhet e pamundur për t’i shitur. Kur fermerët janë të ndarë grosistët i gjejnë të përçarë. Kur fermerët janë të bashkuar marrin edhe çmime të mira. Dua të them dy tre fakte që lidhen me bujqësinë

RonaTyra

“, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu