Rama: Në luftë bëhen sakrifica, duhet të rezistojmë

0
Rama: Në luftë bëhen sakrifica, duhet të rezistojmë
Gjigandi

Kryeministri Rama ka radhitur një mori faktesh që sipas tij bëjnë që vendi të përballet me rritje të madhe të çmimeve. Sipas tij, lufta në Ukrainë na gjeti dhe medoemos tashmë duhet të rezistojmë duke bërë secili sakrifica.

Kërkesave për ulje të taksave për karburantet Rama iu përgjigj sërish negativisht duke theksuar se qeverisë tashmë i duhet të shpenzojë më shumë para për të siguruar energjinë elektrike me çmim shumë më të shtrenjtë, gjë që e bën të pamundur prekjen e taksave. Sipas tij, kjo gjë do të bënte që të ndërpriteshin edhe investimet, të cilat do të përktheheshin me më pak të punësuar dhe investime publike.

“Idea që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme”

, tha Rama.

Sa i përket energjisë elektrike, kryeministri theksoi se qeveria do të vijojë të mos e rrisë çmimin për qytetarët dhe bizneset e vogla.

RonaTyra

“Kemi kohë të gjatë pa rënë shi, ndërkohë që digat tashmë janë pranë nivelit teknik dhe ekspertët thonë se kur shkon në këtë nivel digat duhet të stopojnë. Kriza ka dhënë shenjat më herët, dhe tani jemi në mars dhe të gjithë vapën e kemi para. Kjo do të na bëjë të shkundim të gjithë buxhetin për të blerë energji elektrike me çmime marramendëve që të mos ngarkoheni ju. Kush do ta pranonte që t’i vinte fatura më shumë se dyfish, por mund të vijë edhe trefish

“, tha Rama

Kryeministri tha gjithashtu se shtrenjtimi i hekurit ka bërë që të ndalohen një mori investimesh private dhe publike pasi kostoja del shumë e lartë.

Bëhet fjalë për një luftë që po ndikon të gjithë botën. Është një fuqi e madhe tregtare si Rusia dhe një ndër prodhueset kryesore të drithërave siç është Ukraina. Janë dy forca dhe tregje të rendësishme që kanë çoroditur të gjithë dynjanë. Sot, në Shqipëri kanë ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private: Sepse hekuri ka shkuar trefish. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kontratat tona janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Hekuri është themelor në ndërtim. Dhe tani që të vazhdojnë ata, na thonë që s’mund të zbatojnë kontratën ndërkohë që është trefishuar çmimi për shkak të luftës. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të themi stop deri sa tëmbarojë kjo situatë. Ka shumë që thonë të lem investimet, por kjo çon shumë njerëz pa punë në shtëpi dhe humbje nga taksat”

, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu