Protesta kundër rritjes së çmimeve, Meta: Policia të distancohet nga ndalimet e pajustifikuara

0
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Meta: Policia të distancohet nga ndalimet e pajustifikuara
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit duke i kërkuar qeverisë që të mbajë përgjegjësi për shqetësimin e qytetarëve. Ndërsa policisë i kërkon që të distancohet nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, shkruan presidenti Meta.

Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.

Në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Ata paralajmëruan se ditën e nesërme në orën 11:00 do të jetë protesta më e madhe pasi do të vijnë edhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ditën e sotme, situata e tensionuar ishte në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët e qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. /tch/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu