Protesta: Jo plehra afër shtëpive/ Pogradec, banorët e Gështenjasit kundër projektit të bashkisë

0
Gjigandi

Projekti i Bashkise së Pogradecit i nisur disa vite më parë për ndërtimin e stacionit të mbetjeve në afërsi të fshatrave të Pogradecit për të disatën herë has në kundërshtime e banorëve.

Së fundmi pika është përcaktuar në afërsi të fshatit Gështenjas, vetëm 200 m në vijë ajrore larg zonës së banuar.
Por edhe këtë herë ky projekt kundërshtohet nga banorët të cilët kanë protestuar pak metra larg vendit të përcaktuar për depozitimin e mbetjeve të Pogradecit, të cilat parashikohet të grumbullohen aty përkohësisht dhe më pas të transferohen në landfillin e Maliqit.
Nga ana tjetër ky stacion mbetjesh rrezikon të shkaktojë ndotje për të paktën 3000 banorë të fshatrave Gështenjas e Baccallëk dhe të dëmtojë prodhimet bujqësore, ujin e deri të kthehet në kërcënim për liqenin.
Prej dy muajsh banorët kanë nisur rezistencën për të mos lejuar zbatimin e këtij projekti të cilin e shohin si kërcënim për jetesën e tyre.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu