Protest para Kuvendit për Butrintit, arkeologu Baçe: Në krye të projektit qëndron një anti-shqiptar

0
Protest para Kuvendit për Butrintit, arkeologu Baçe: Në krye të projektit qëndron një anti-shqiptar
Gjigandi

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë diskutohet për projekt-ligjin për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.

Në kundërshtim të projekt-ligjit, përfaqësues nga shoqëria civile kanë dalë në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet.

Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, arkeologu Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje.

Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai.

RonaTyra

Kujtojmë se pjese e bordit të menaxhimi të Butrintit sipas projekt-ligjit është edhe Richard Hodges ,arkeolog anglez i sjellë në bord nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Ky arkeolog ka shkruar disa studime për Butrintin që sipas disa prej arkeologëve shqiptarë konsiderohen teza të gabuara që e tregojnë Butrintin si grek dhe romak duke mos përmendur historinë e tij ilire.

Projekti i ri për menaxhimin e Butrintit është kthyer në në një çështje debati në Shqipëri. Disa historian dhe arkeolog të njohur si Apollon Baçe, Nerkitan Ceka dhe Auron Tare janë shprehur kundër këtij projekti që sipas tyre do të cenojë rënd Parkun Kombëtar të Butrintit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu