Pluhuri i verdhë në bregun e detit, eksperti: Mund të jetë krijuar nga pjalmi i pishave

0
8
Gjigandi

Teksa shumë pushues kanë zgjedhur që në këto temperature të larta, të pushojnë pranë detit, janë përballur me një fenomen të pazakontë.

Bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës është mbuluar nga një pluhur i verdhë në bregun e detit.

Kjo situatë është vënë re mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se ky fenomen ka ardhur nga shkaqe natyrore. Të paktën ky është versioni i Drejtorit Rajonal të Mjedisit Bardhok Frroku, i cili bashkë me ekspertë të mjedisit ndodhet në Shëngjin duke monitoruar nga afër situatën.

Ai sqaron opinionin publik se e gjithë situata mund të jetë krijuar nga pjalmi i pishave, dhe se përveç imazhit nuk krijon asnjë dëm për pushuesit.

“Morëm mostrat e ujit. Anijet e fundit ka dalë dje në orën 14:00 dhe pra nuk ka ardhur nga anijet. Mendimi personal është se nuk ka aromë hidrokarburesh dhe nuk është vajore. Mendimi im është se ka ardhur nga pjalmi i pishave. Kjo ndotje nuk ka pasoja, megjithatë i kemi dërguar mostrat për analiza për të gjetur shkaktarin” tha eksperti.

Për videon e intervistës së ekspertit klikoni këtu. /abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu