Platforma mobile e WhatsApp Messenger që përdoret kryesisht për shkëmbim mesazhesh dhe thirrje audio e video, ka probleme të mëdha orëve të fundit.
Kështu të paktën pretendojnë përdoruesit e kësaj platforme nga e mbarë bota, që kanë raportuar probleme të shumta.
Shumë prej tyre thonë se nuk po mund të dërgojnë mesazhe e as t’i pranojnë nga kontaktet e tyre. E disa theksojnë se probleme ka edhe me dërgimin e fotografive.
Në anën tjetër, përdorues nga SHBA e deri në Azi thonë se nuk po munden fare ta hapin për shkak se po u shfaqet një dritare, që i paralajmëron për defekt dhe ky aplikacion menjëherë u mbyllet.