Probleme në Besën e Pejës, borxhe disa lojtarëve!

0
Gjigandi

Besa e Pejës është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës! Megjithatë tani iu del një problem tjetër, duke iu referuar një burimit brendapërbrenda klubit! Disa lojtarëve iu kanë borxh. “Jemi dhjetë lojtarë që nuk kemi marrë paga.  

Na i kanë borxh nga dy paga.

Paratë e kontratës jemi duke i pritur që një vjet. Po e thonë se ato borxhe kanë mi kryer francezët që e kanë ble klubin. Tash po thonë këta francezët, se kemi ditur që e kanë lënë klubin me borxhe e na thanë shkoni në federatë e bëni çka dush”, tha një burim brenda kubit për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Pritet që klubi pejan ta sqarojë këtë problem, se cila është arsyeja e këtij borxhit dhe si ka ardhur e ku është faji.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu