Bëhet me dije se pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, u shtrua në spital, për shkak të shqetësimeve kardiake.
Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se “brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave”.
“Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë”, thuhet në reagimin e Kishës.
Burimi: top-channel.tv