Artistja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në javën e kaluar është rikthyer me këngë të re pas një pauze të gjatë.
Ajo solli projektin “Bebe”, në të cilin ka interpretuar në shqip e me një stil të veçantë.
Fansat duket se mezi po prisnin për këtë kthim të 27-vjeçares, teksa e kanë komplimentuar në masë të madhe për paraqitjen skenike.
“Ajo është ndryshe, mezi po pres për projektet e saj të ardhshme”, “Nuk pushoj duke e dëgjuar këngën”, “Mbretëresha është kthyer” – kanë qenë vetëm disa nga reagimet pozitive të fansave të Istrefit.
Ky projekt ndërkaq për vetëm një kohë të shkurtër ka mbledhur afro dy milionë klikime në platformën YouTube.
Krahas kësaj, Era po ashtu ka premtuar se do të jetë më aktive e në vazhdim do të sjellë edhe shumë prurje të tjera.
E njëjta këtë periudhë ka qenë edhe në Kosovë, pasi ishte parë në ditëlindjen e të motrës, këngëtares Era Istrefi.
/abc24.al/