“Prisni sa të dalë vendimi i apelit”- Edi Paloka reagon për situatën në Partinë Demokratike

0
“Prisni sa të dalë vendimi i apelit”- Edi Paloka reagon për situatën në Partinë Demokratike
Gjigandi

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në një status në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Paloka shprehet se bashkimi i PD nuk bëhet duke ndjekur linjën për thërrmimin e opozitës.

Ai thotë se ata që injoruan dhe përjashtuan shumicën e demokratëve, blinduan selinë dhe mbytën me gaz demokratët kanë për qëllim vetëm zvarritjen e Partisë Demokratike.

“E ne kete loje te Rames ka nje pengese qe eshte Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Ja pse jo me larg se dje , L.B u bashkua dhe nje here hapur me Ramen. Jo pse pranoi qe komunikonte me te me mesazhe, por ne thirrjen e njejte qe Rama leshoi ne kongresin e tij dhe L.B e pasoi ; ndihme SPAK-ut qe t’ju heqe qafe opoziten.!

Prandaj demokratet qe kerkojne bashkimin dhe forcimin e PD, duhet te harrojne cfare na ndau keto kohe dhe te behemi bashke per te fituar se pari zgjedhjet e 2023 e ma pas “per te cuar ne djall” Ramen. Cdo rruge tjeter qe ju peshperitet ne tavolina e ne telefona nga L.B dhe kokrrat e mbetura te tij ne PD, eshte rruga ku do ta coje PD ,Rama !”, shkruan Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

RonaTyra

Bashkimi i PD nuk behet duke ndjekur linjen e Rames per therrmimin e opozites !

Per fat te keq PD vazhdon te kete nje ngerc i cili provokohet artificialisht nga dy tre kokrra qe L.B duket se i la qellimisht pas tij si “litar jashte varrit”.

I trembur nga mbledhja e firmave te deputeteve per ta shkarkuar, L.B u detyrua te jap “doreheqje” perpara mbeshtetesve te tij ( se demokratet e kishin shkarkuar qe ne dhjetor). Po duket se edhe kjo ka qene nje hile tjeter e tij , qe gjithnje e me shume ecen ne rrugen e Rames .

L.B e nisi rrugen e tij si kryetar i PD duke u perpjekur ti ngjante Sali Berishes, po kur e pa se per karakterin e tij ishte e pamundur te behej nje Sali Berishe i dyte, atehere duket se vendosi te imitoje Ramen.

Nga dy njerez qe L.B i konsideron si te suksesshem ne politike, midis liderit te vertete dhe hilacakut manipulator e te paburre , ai zgjodhi te dytin.

Po le te kthehemi tek PD.

E kam thene e sterthene se lobimi ne DASH per te shpallur Berishen “non grata” ishte pjese e nje strategjie per te percare e madje per ta therrmuar opoziten ne menyre qe Rama te kishte rrugen te shtruar e pa asnje pengese.

Eshte e qarte qe nje qeveri e korruptuar dhe e zhytur ne skandale, nje qeveri qe dhe zgjedhjet e 25 prillit i mori nepermjet manipulimit ( konstatime keto te bera dhe nga vete DASH), do ta kishte shume te veshtire te perballej me nje opozite te forte e te vertete. Per kete arsye grupet e interesit qe ju duhet Rama ne pushtet, lobuan fuqishem dhe rezultati dihet.

Rama u urua nga ambasadorja Kim “per mandatin historik” ende pa u mbyllur procesi zgjedhor!

Nderkohe L.B ju premtoi demokrateve (perfshi dhe drejtuesit e PD) se nuk do e njihte rezultatin e 25 prillit e se ne shtator do te fillonte betejen pa kompromis per “masakren zgjedhore”.

Ne fakt, me 9 shtator , L.B u vu hapur ne sherbim te te njejtes strategji qe synonte therrmimin e opozites dhe ne vend te betejes kunder Rames ju dha demokrateve betejen me njeri tjetrin. “Masakra zgjedhore” u harrua e madje doli qe shkaktari i humbjes na ishte Berisha !

Keto dite lexova disa nga zvarritesit e L.B qe me paturpesi na kerkonin llogari ne ( Komisionit te Rithemelimit) se nuk paskemi reaguar pas konstatimeve te Departamentit Amerikan se me 25 prill jane manipuluar votat. E verteta eshte qe jo vetem keto dite ne reaguam me deklarata duke filluar nga Berisha , une qe po shkruaj e te tjeret, po keta te paturpe bejne sikur nuk e dijne qe nje nga arsyet e perplasjes tone me L.B ishte pikerisht fakti qe ai nuk i lejoi demokratet as te protestonin per masakren e jo me te bente betejen qe premtoi. E tani pikerisht keta qe bashke me L.B shiten demokratet tek Rama, kane guxim te kerkojne dhe llogari.

Ne fakt ata vazhdojne misionin qe ju ka lene L.B , zvarritjen dhe percarjen . Nuk ka asnje shpjegim tjeter qe edhe pas 6 marsit , ku gjerat u bene te qarta me se miri dhe kur vete L.B e quajti si nje nga arsyet e doreheqjes se tij , percarjen qe solli mes demokrateve me vendimin e tij personal, te vazhdohet nga mekembesi pa asnje tager i L.B , e njejta linje.

Alibeaj , i cili eshte shkarkuar si gjithe te tjeret me 11 dhjetor, u pranua nga ne si kryetar grupi , pikerisht per te dhene nje sinjal me shume drejt bashkimit dhe normalizimit te punes se grupit parlamentar qe duhet te jete pararoja ne perballjen me Ramen.

Po cfare ndodh ?

Nderkohe qe shumica absolute e deputeteve kerkojne bashkimin dhe gjetjen e zgjidhjeve te perbashketa per nje PD te bashkuar qe ti rikthehet me ne fund rruges se saj te opozitarizmit, zotria as nuk i hap rruge kesaj mundesie. Eshte mbledhja e dyte qe ne deputetet e grupit mblidhemi te gjithe bashke dhe fjalet e para dhe te vetme te atij qe ishte pranuar per kompromis ne krye te grupit, jane :” Ju jeni te perjashtuar”

Mbledhja e se martes u shpall si mbledhje qe ne rend te dites do kishte pikerisht bashkimin! Por ne menyre ironike , asnje nga deputetet qe per ta konsiderohen te perjashtuar, as nuk u njoftua per te marre pjese ne mbledhje! E kur ne shkuam pavarsisht kesaj, fjalet e para te Alibeajt ishin po te njejtat “ju jeni te perjashtuar”.Atehere me ke do e bej bashkimin zotria ?!!

Ne fakt as nuk e kane ne plan bashkimin , perkundrazi.

Une deklarova ate dite pasi dola nga ajo mbledhje e padenje, se Alibeaj dhe dy tre te tjere nuk ecin me axhenden e demokrateve po me ate te linjes tashme te dukshme Rama-Basha. Axhenda e grupit parlamentar te PD nuk mund te jete vazhdimi i axhendes se kongresit te Rames . Rama bertiste ne kongresin e tij me shume i trembur se kurdohere, se Berisha qenka gur ne qafen e vendit ( ne fakt eshte guri ne qafen e Rames ) e te njejten gje bejne ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD , ata qe L.B i la si litar jashte varrit per te zvarritur demokratet.

Po nuk eshte vetem kjo. Alibeaj , eshte ai qe me porosi, hodhi ne gjyq PD.

Pasi ju shperndane atyre pak viktimave qe i ndjekin akoma, nje deklarate te cilen copy paste e nxjerrin me grafik te gjithe , ku ankohen se gjoja po i perjashtojne nga procesi zgjedhor , pikerisht keta marrin ne telefon demokratet (ish-ndjekes te L.B deri me 6 mars) qe po behen pjese e procesit, e ju kerkojne qe ta refuzojne bashkimin dhe bashkepunimin. Jane me dhjetra rastet e denoncuara, ku pikerisht keta tre kokrrat e L.B, i marrin ne tel dhe perpiqen ti ndalojne.

“Prisni-ju thone-sa te dale vendimi i apelit”

Cfare do te thote kjo ? Thjeshte eshte tentativa e rradhes per ta zvarritur e mbajtur sa me gjate PD ne kete gjendje.

Nuk besoj qe eshte harruar deklarata dhe propozimi i Alibeajt ne rolin e mekembesit, qe PD te mos bente zgjedhje deri pas zgjedhjeve lokale te 2023 ! Qellimi ishte dhe eshte i qarte; ti falen Rames dhe ato zgjedhje. E ne vazhden e kesaj jane dhe tentativat per te zvarritur pa fund zgjedhjet dhe Kuvendin e PD.

Ne pikerisht per tju dhene kohe atyre qe donin te bashkoheshin e shtyme nje here Kuvendin me me shume se nje muaj. Kush deshironte vertete te afrohej dhe nuk pati komplexe , u afrua. Disa prej atyre qe quhen si ish-mbeshtetes te L.B edhe u zgjodhen . Sigurisht ka demokrate qe e kane ende te veshtire ne keto momente se duhet pranuar qe situatat e nxehta duan kohen e tyre qe te ftohen. Po ka dhe nga ata qe bien viktima te lojes se fundit te mekembesve te L.B. Loja e tyre mbetet loja e Rames, nuk ka shpjegim tjeter per veprimet dhe aktet qe ndermarrin.

Ata te cilet iniciuan carjen ne PD ; qe injoruan dhe perjashtuan shumicen e demokrateve ; qe blinduan seline e mbyten me gaz demokratet ; qe ben cdo hile e mashtrim ne dem te domokrateve, tani vene dhe kushte per bashkim, nderkohe qe pjesa tjeter, ajo qe pesoi dhe e cila rezultoi shumice edhe me 6 mars, shtriu doren e bashkimit! Kjo ndodh vetem sepse ata qe vene kushte, kane nje synim, zvarritjen e PD.

E ne kete loje te Rames ka nje pengese qe eshte Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Ja pse jo me larg se dje , L.B u bashkua dhe nje here hapur me Ramen. Jo pse pranoi qe komunikonte me te me mesazhe, por ne thirrjen e njejte qe Rama leshoi ne kongresin e tij dhe L.B e pasoi ; ndihme SPAK-ut qe t’ju heqe qafe opoziten.!

Prandaj demokratet qe kerkojne bashkimin dhe forcimin e PD, duhet te harrojne cfare na ndau keto kohe dhe te behemi bashke per te fituar se pari zgjedhjet e 2023 e ma pas “per te cuar ne djall” Ramen. Cdo rruge tjeter qe ju peshperitet ne tavolina e ne telefona nga L.B dhe kokrrat e mbetura te tij ne PD, eshte rruga ku do ta coje PD ,Rama !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu